Po flirtonte me Taynën? Ylli i Real Madrid sqaron gjithçka …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 16:53

Po flirtonte me Taynën? Ylli i Real Madrid sqaron gjithçka …

U përfol disa ditë më parë se futbollisti i Real Madrid, Vinicius Jr po ‘gjuante’ Taynën. Shkak për këtë u bë një video e futbollistit në të cilën ai shihej duke dëgjuar këngën e saj.

Më pas Vinicius filloi ta ndjekë reperen shqiptare në ‘Insagram’ duke qenë aktiv me komente në fotot e saj.

Në një bisedë në ‘Instastory’ futbollisti i kërkoi Taynës një shou në Brazil.

“Organizoje atëherë!”, iu përgjigj ajo.

Pas aludimeve për një flirtim të mundshëm, Vinicius ka sqaruar marrëdhënien që ka me Taynën.

Në një koment ai e quan “shoqja ime” dhe kjo i shuajti pak dyshimet që mes tyre të kishte diçka më tepër. Pra Tayna dhe futbollisti i Real Madrid kanë vetëm raport miqësor!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"