“Po filloja ta merrja veten”, Ferhan Hasani: Shpresoj që një ditë të luaj në Shqipëri, zemrën e kam te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 17:03

“Po filloja ta merrja veten”, Ferhan Hasani: Shpresoj që një ditë të luaj në Shqipëri, zemrën e kam te…

Ferhan Hasani është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët e Shkëndijës së Tetovës, ku ai ka luajtur për shumë vite.

ferhan-hasani-skendija-portret

Në të kaluarën futbollisti u përfol për një kalim të mundshëm te Partizani, por diçka nuk u arrit dhe në merkaton e janarit ai kaloi në HJK Helsinki. Mesfushori ka dhënë një prononcim për “Supersport”, ku u shpreh:

“Sa fillova të marr veten, ndodhi kjo që nuk duhej. Nuk kemi çfarë të bëjmë pasi kjo është në të gjithë botën. Dalim jashtë dhe nuk është problem. Deri tani janë 1000 raste të prekurish, por vetëm nuk lejohemi nga 5 persona në grup.

A do kthehem te Shkëndija e Tetovës ose kalimi te Partizani? Tani jam lojtar i Helsinikit, por shpresoj që në të ardhmen të luaj në Shqipëri. Shkëndija është klubi im i zemrës, por nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja.

Nëse luan për Maqedoninë dhe shënon ndaj Kosovës, do festoje? Ne jemi profesionistë dhe ajo është vetëm një lojë futbolli. Ne presim prej kohësh të kualifikohemi në Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"