Po ecte majft mirë te Lushnja, befason sulmuesi i njohur: Dua të largohem për arsye personale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 12:54

Po ecte majft mirë te Lushnja, befason sulmuesi i njohur: Dua të largohem për arsye personale

Vilfor Hysa kërkon “divorcin”. Edhe pse ka firmosur kontratë sezonale, sulmuesi do që ta mbyllë këtu aventurën me verdhejeshilët. Prej të martës 31-vjeçar nuk është parë më në stërvitje, ndaj gazeta “Panorama Sport” e ka kontaktuar për të zbuluar më shumë. Lojtari shpjegon arsyet që e çuan në këtë vendim. “Nuk kam dalë më në stërvitje dhe sot (dje) bëj ditën e dytë që mungoj në fakt. Kjo ka ndodhur, pasi kam kërkuar që të largohem nga Lushnja. Dua që të iki me mirëkuptim, pasi kontrata ime me Lushnjën në fakt është 1-vjeçare.
unnamed (1)
Kjo ka ndodhur, pasi kam kërkuar që të largohem nga Lushnja. Dua që të iki me mirëkuptim, pasi kontrata ime me Lushnjën në fakt është 1-vjeçare. Arsyeja është personale. Kam menduar dhe do të shoh diçka tjetër”, është shprehur Hysa.
Lushnja
Sulmuesi i njohur erdhi vjeshtën e kaluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku edhe debutoi me verdhejeshilët. Por, vetëm pas një faze kërkon të largohet. Hysa rezultoi një lojtar i rëndësishëm te Lushnja, ku pjesa më e madhe e golave erdhën si pasojë e asisteve të tij. Ndërkohë, lushnjarët kanë vijuar normalisht me procesin stërvitor. Ndërsa klubi verdhejeshil nëpërmjet sekretarit Edison Koçi ka federuar mbrojtësin Donald Bejko, që do ta mbyllë sezonin te Lushnja. Me përfundimin e fazës së parë, lushnjarët janë të pozicionuar në vendin e tretë. Skuadra grumbulloi 12 pikë pas 7 ndeshjesh të luajtura, me një mesatare 1,7 pikë për ndeshje. Ata janë -3 pikë nga kryesuesit e Egnatias dhe -1 pikë nga zona “play off”, ku është pozicionuar Besa. Skuadra ka bindur në transferta, ku në 3 ndeshje ka grumbulluar 7 pikë.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"