EKSKLUZIVE/ “Po e zhdukin Jugun nga futbolli”, shpërthen Bekim Halilaj: Kridens Meta i shitur, njohin vetëm drurin dhe lekun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 0:23

EKSKLUZIVE/ “Po e zhdukin Jugun nga futbolli”, shpërthen Bekim Halilaj: Kridens Meta i shitur, njohin vetëm drurin dhe lekun

Presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të arbitrit Kridens Meta, por jo vetëm. Ai deklaron ekskluzivisht për “Panorama Sport” pas ndeshjes me Laçin, se arbitrat shqiptarë janë të zhytur në korrupsion dhe njohin vetëm dy gjëra: drurin, ose lekun. Më tej, Halilaj i bën apel FSHF-së të ndryshojë urgjentisht formulën, sepse po zhduket nga harta e futbollit elitar Jugu i Shqipërisë. “I bëj thirrje FSHF-së të shohë se çfarë po ndodh me kampionatin.Biznesmeni-Bekim-Halilaj

Pjesa e Jugut të Shqipërisë po del nga harta e futbollit elitar, nëse larg qoftë dënohet edhe Skënderbeu. Merrini me radhë: Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Berati, Elbasani, Kavaja, Pogradeci, Korça… të gjithë jashtë. E kush po mbetet kështu? Për kë po e bëjnë kampionatin këta? Iku futbolli, shkoi në mal, po luajnë vetëm ata që kanë lekë dhe kush u jep dru arbitrave…”, thotë Halilaj për gazetën.

Halilaj, pse kaq shumë i revoltuar pas ndeshjes?

Është turp i madh për atë çka ka bërë sot (dje) arbitri në Gjirokastër. Jo vetëm për atë, por për shumë raste të tjera. Na mbyti me faulle, more, na mbyti… Që në pjesën e parë i çova Sokol Jarecit mesazh dhe e njoftova: “A e kupton çfarë po bën ky?”. Po ju them një detaj: Laçi kishte tre lojtarë me kartonë të verdhë që rrezikonin shumë. Ata bënin faulle, gjyqtari nuk u jepte të verdhë, sepse ata humbnin ndeshjen e radhës me Bylisin. Ore, këtu është tmerr po ju them, është shitur çdo gjë. Ne kemi gjyqtarë që kanë frikë nga dy gjëra: drurin, ose marifete. E dija që do vinte Meta që një natë para…
halilajj

Kush ju njoftoi për Kridens Metën?

E mora vesh që mbrëmë (të premten) dhe sapo mora vesh që do të ishte Kridens Meta gjyqtar, i kam shkruar Sokol Jarecit: “Në asnjë mënyrë të mos vijë ky. Ky është punëtor i këtij klubi që bëhet fjalë (nënkupton Laçin). Duhet patjetër ta ndryshosh,– i thashë,- nuk mundet të jetë ky”.

Po çfarë ndodhi pastaj?

Jareci më tha që dilte ai garant se gjithçka do të shkonte mirë dhe se do të kishte drejtësi. Por nuk ndodhi kështu. E pa e gjithë Shqipëria që dha një penallti skandaloze… Tani, ku është drejtësia këtu, pa më thoni?! U bënë 12 penallti kundër nesh, prej të cilave 7 nuk kanë qenë. Ore, çfarë ndodh kështu? A janë në vete apo jo? Ne shkatërrohemi duke investuar dhe duke u përpjekur të mbajmë gjallë këto klube, kurse ky arbitër vjen dhe bën kështu gjërash. Le t’u bëjnë veting gjyqtarëve. Të mos dënohen vetëm me pezullim ndeshjesh, por të marrin edhe gjoba financiare. T’u djegin më shumë gabimet që bëjnë. Kështu nuk vazhdohet.

A është vetëm Laçi, që sipas jush ndikon tek arbitrat?

Të gjitha ekipet po ndikojnë kundër nesh. Të gjitha rastet kur ne kemi marrë penallti kundër, kanë qenë ndikim i pastër tek arbitrat. Këta janë arbitra me bllok në dorë more dhe e dinë mirë se kush ka kartonë të verdhë dhe kush rrezikon, me qëllim që të mos e dënojnë. Këta punojnë për një pjesë të klubeve.halilaj tavoSi zgjidhet kjo?

I bëj thirrje FSHF-së të shohë se çfarë po ndodh me kampionatin. Pjesa e Jugut të Shqipërisë po del nga harta e futbollit elitar, nëse larg qoftë dënohet edhe Skënderbeu. Merrini me radhë: Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Berati, Elbasani, Kavaja, Pogradeci, Korça… të gjithë jashtë. E kush po mbetet kështu? Për kë po e bëjnë kampionatin këta? Iku futbolli, shkoi në mal, po luajnë vetëm ata që kanë lekë dhe kush u jep dru arbitrave.

Vërtet e mendoni kështu?

Po, patjetër. Gjyqtarët janë të shitur dhe në këtë mes ka dy gjëra: ata ose i binden lekut, ose drurit. Këta nuk mbahen or zotërinj, nuk mbahen, janë thjesht të papërballueshëm. Tani ne nga Jugu jemi të butë dhe nuk i japim dru askujt, por as lekë nuk kam pse paguaj për arbitrat. Ndryshe, ku është esenca e sportit. Për çfarë po luhet…?!

Ju folët me arbitrin Kridens Meta pas ndeshjes?

Po, e takova gjyqtarin. Edhe çfarë ju tha? Pa pikë përgjegjësie më thoshte: “Çfarë të kam bërë unë ty…. Nëse kam gabuar, do të kërkoj falje…”. Ndërkohë e pa gjithë Shqipëria që ajo ishte një penallti inekzistente. Tetë ndeshje unë i kam humbur nga gjyqtarët, tani si mund të vazhdohet kështu? Nuk arrij dot as ta besoj se çfarë ndodh. Më falni, po mua ç’më hyn në punë kur ai vendos ndeshjen dhe më bën një dëm të tillë?! Por nuk mbaroi me kaq, këtu ndodhin gjëra të pabesueshme…

Pse, çfarë ndodhi tjetër?

Arbitri anësor më thoshte: “E pe një rast ti të portierit tënd që ne mund ta jepnim penallti, po nuk e dhamë…” Pra, më mburrej gjoja që kishte bërë kompensim… Na kishte bërë nder ai… Nuk arrij as ta besoj se çfarë niveli.

Çfarë do të bëni në të ardhmen?

Së pari, mendoj se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së duhet të mblidhet sa më shpejt që të marrë masa për gjendjen ku jemi. Ose të ndryshojë formulën, ose të gjejë një zgjidhje tjetër, sepse futbolli do të mbetet vetëm tek ata që kanë “drurin” dhe kush ka lekë të zeza. Ne këtej nga Jugu kemi kulturë dhe nuk jemi të dhunshëm, ata vazhdojnë na bien neve… Bam. Kanë ndonjë përgjegjësi këta gjyqtarë apo jo?! Çfarë përgjegjësish kanë ata, kur sillen kështu?Bekim Halilaj Luftetari

A keni folur ndonjëherë me Dukën?

I bëj thirrje presidentit të FSHF-së që të ndërhyjë dhe të kthejë vëmendjen tek arbitrat. Nuk kam as më të voglin dyshim se presidenti i FSHF-së nuk ka ndonjë lidhje me mënyrën se si sillen arbitrat, apo të hyjë në marrëdhënie të tilla me ta. Por ama i bëj apel dhe i them Dukës se gjyqtarët e tij i ka për veting. Janë të gjithë për t’u skarcuar. Le të paguajnë lekë arbitrat kur gabojnë, siç paguajnë lekë klubet kur gabojnë ndaj arbitrave. Pastaj, edhe diçka që nuk e kuptoj: ore zotërinj, unë kam hedhur akuza të forta në adresë të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

Pse nuk vazhduan investigimin ata? Kam hedhur akuza për Komisionin e Garave dhe konkretisht për përgjegjësin, Lysjen Nurishmi, pse nuk ankohet ai për mua? Ky njeri më kthen përgjigje negative për çdo veprim tonin. Nuk vazhdohet më kështu. futbolli është në krizë dhe në korrupsion. Te gjyqtarët ka korrupsion. Le të shkojnë këta gjyqtarë dhe të më çojnë mua në gjyq nëse po shpif. Pse nuk shkojnë? Sepse unë jam gati të përballem me ata me fakte. Por problemi është që këta shkojnë me bllok në dorë në çdo ndeshje dhe e dinë se kush “duhet” dënuar dhe kush jo.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"