Po e zëvendëson denjësisht, Roshi i thur elozhe Uzunit: Lojtar me të ardhme, sot duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 20:22

Po e zëvendëson denjësisht, Roshi i thur elozhe Uzunit: Lojtar me të ardhme, sot duhet të…

Odise Roshi mungon prej një kohe të gjatë, për shkak të një dëmtimi në ligament. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” futbollisti fierak foli edhe për gjendjen e ti, si dhe nuk mungoi një koment për Myrto Uzuni, i cili po zëvendëson Roshin në Kombëtare.

dwdwd

“Kam 2 muaj e gjysëm që u operova. Tani kam kaluar 2 javë në Torino. Në janar besoj se kaloj me ekipin. Është shumë e vështirë, ata që kanë bërë ligamentin e dinë shumë mirë. Shkoj në orën 10 dhe kthehem në shtëpi në 7 të darkës. Me Sadikun kam vetëm 3 jave diferencë. Kam folur, edhe ai është mirë.

Kombëtaren e kam ndjekur nëpërmjet televizorët. Më mungojnë çunat shumë, tifozët, çdo gjë, edhe fitorja, u bë kohë pa fituar. Uzuni ka luajtur shumë mirë. Kam dëgjuar edhe komentet pozitive. Është një lojtar me të ardhme. Shpresoj të bëj diçka të bukur sot. Mungesa e Balajt në formacion? U surprizova që nuk e pashë në formacion”, u shpreh Roshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"