“Po e shfrytëzojmë këtë periudhë”, Endrien Magani: Rikthehemi bindshëm pas… Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 19:33

“Po e shfrytëzojmë këtë periudhë”, Endrien Magani: Rikthehemi bindshëm pas… Botërorit

Pas pushimit të së dielës, Lushnja zbriti sërish në terren për të vijuar me përgatitjet. Trajneri Edlir Tetova ka zhvilluar një seancë në mesditë, e cila ishte e larmishme.

311260686_540161198109590_1306553854823483527_n

E njëjta gjë do të jetë edhe sot, ndërsa nesër në program është një miqësore me Besën. Do të luhet sërish në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe do t’i shërbejë stafit teknik për të korrigjuar defektet e shfaqura në këto 10 javë kampionat. Të shtunën e kaluar, verdhejeshilët provuan veten me Pogradecin, po në shtëpi dhe nuk shkuan më larg se barazimi “i thatë”.

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Endrien Magani shprehet optimist për rifillimin e garës.

“Vijojmë me përgatitjet. Duhet të bëjmë sa më mirë detyrat që na jepen. Patëm një miqësore me Pogradecin dhe kemi një tjetër me Besën në prag. Dalëngadalë ndeshja me Dinamon po afron. Është një periudhë që po e shfrytëzojmë, pasi duam të bëjmë më të mirën për tri ndeshjet e mbetura të fazës së parë. E megjithatë, në fokus kemi Dinamon. Nga ky 90-minutësh kërkohet kthesa. Lushnja ka mundësi për më shumë dhe shpresojmë ta mbyllim sa më mirë fazën e parë”, deklaroi lojtari i linjës së djathtë.

Lushnja ndodhet në vendin e 12-të të tabelës dhe rikthehet në garë me një transfertë të vështirë siç është kjo me Dinamon e kreut.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"