Po e “refuzojnë” dhe “transferojnë”, Ronaldo nuk mban më: Nuk lejoj njeri të luajë me emrin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 22:58

Po e “refuzojnë” dhe “transferojnë”, Ronaldo nuk mban më: Nuk lejoj njeri të luajë me emrin tim

Kristiano Ronaldo duket se është mërzitur duke lexuar çdo ditë për një transferim apo një refuzim të tij nga klube të ndryshme në Europë. Në vitet e fundit kanë qarkulluar zëra për lëvizjet  e tij drejt PSG, Mançester Sitit apo kthimin te Real Madrid, me spekulimet që nuk kanë fund në mediat ndërkombëtare.

ronaldo

Një situatë e cila duket se ka nervozuar lojtarin i cili nëpërmjet një postimi të pazakontë në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj këtyre aludimeve.

“Çdokush që më njeh e di se sa i përqendruar jam te puna ime. Më pak fjalë dhe më shumë veprim, kjo ka qenë moto ime që në fillimin e karrierës. Megjithatë, duke marrë shkas nga çdo gjë që është thënë dhe shkruar së fundmi, më duhet të qartësoj pozicionin tim.

Më shumë se mungesë respekti ndaj meje si njeri dhe si lojtar, mënyra se si e ardhmja ime përshkruhet në media është mungesë respekti ndaj klubeve të përfshira në këto zëra, ashtu si edhe lojtarëve dhe stafeve të tyre.

Historia ime te Real Madrid është shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe tituj mediash. Është në muzeun në stadiumin “Bernabeu” dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi në klub. Përtej asaj që kam arritur, më kujtohet se në ato 9 vite kishte një marrëdhënie dashurie të thellë për tifozerinë merengue, një dashuri dhe respekt që e mbaj edhe sot dhe të cilit do t’i gëzohem gjithmonë. E di që tifozët e vërtetë te Real Madrid do të vazhdojnë të më mbajnë në zemrat e tyre, ashtu siç do i kem unë në timen.

Ashtu si ky episod i fundit në Spanjë, ka patur lajme të vazhdueshme dhe histori që më lidhin me një numër të madh klubesh në kampionate të ndryshme, me asnjë që nuk është shqetësuar ndonjëherë që të mundohet të zbulojë të vërtetën.

Po thyej heshtjen tani të them se nuk mund të lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Mbetem i përqendruar në karrierën dhe punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat duhet të përballem. Çdo gjë tjetër? Çdo gjë tjetër janë vetëm llafe”, shkruante Ronaldo në këtë postim të rrallë në rrjetet sociale.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"