“Po e gjeta, do ta përplas pas murit”, Mihajloviç kërkon spiunin brenda skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:06

“Po e gjeta, do ta përplas pas murit”, Mihajloviç kërkon spiunin brenda skuadrës

Trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç është shfaqur i irrituar në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Interit, teksa ka lëshuar akuzat se brenda në skuadër ka një spiun që i nxjerr sekretet në media. Serbi ka kërcënuar se do ta përplasë pas murit e nuk do ta fusë në lojë, nëse e gjen spiunin.

Sinisha

“Ne nuk do të ndryshojmë skemë, e bëra me qëllim në stërvitje, për të gjetur spiunin brenda grupit, që na nxjerr sekretet në media. Është dikush që tregon formacionin që të premten dhe këtë herë provova një ndryshim skeme në një seancë ku ishim vetëm ne, por sërish të nesërmen u raportua në gazetë.

Nëse e gjej spiunin, do ta përplas pas murit dhe nuk e fus më në fushën e lojës. Ju siguroj që do ta gjej. Jam më të vërtet i mërzitur. Për ekipet e tjera nuk e dini kurrë si do të luajnë, ndërsa për ekipin tonë ju dini gjithçka para ndeshjes. Thjesht prisni dhe shikoni se çfarë do t’i bëj atij që nxjerr sekret”, u shpreh trajneri serb.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"