“Po e bëjnë kokë turku te Barcelona”, ish-trajneri i del në mbrojtje Grizmanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 16:29

“Po e bëjnë kokë turku te Barcelona”, ish-trajneri i del në mbrojtje Grizmanit

Martin Lasarte është ish-trajneri që i dhuroi debutimin Antuan Grizmanit te Reali i Sociedadit në sezonin 2009-2010, kur ishte vetëm 18 vjeç. Përgatitësi uruguaian thotë se në “Camp Nou” ka shumë pritshmëri ndaj sulmuesit francez. “Grizman është në telashe sepse vetëm Barcelona është në krizë.

grizman

Aty duan të gjejnë një kokë turku dhe një përgjegjës për këtë situatë. Ai është i fundit që ka ardhur dhe paratë që u paguan për të janë të shumta”, ka thënë Lasarte. Ai analizon situatën te katalanasit duke theksuar se vetëm Mesi është i paprekshëm te Barcelona.

“Te Barcelona të gjithë vendosen në pikëpyetje përveç Lionel Mesit. Grizmanin e shoh të trishtuar dhe të mërzitur. Kjo nuk është e drejtë. I duhet edhe pak kohë që të përshtatet. Ndoshta është më e mira që të largohet, por fillimisht duhet të mendohet. Nuk duhet të gjejë asnjë skuadër më të mirë dhe asnjë më të keqe, por thjesht një të re ku mund të japë më të mirën nga vetja”.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"