“Po dridhej gjithë shtëpia, dolëm me vrap jashtë”, Xhixha rrëfen frikën e tërmetit: Gati të rikthehemi te fitorja ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:58

“Po dridhej gjithë shtëpia, dolëm me vrap jashtë”, Xhixha rrëfen frikën e tërmetit: Gati të rikthehemi te fitorja ndaj Flamurtarit

Redon Xhixha premton rikthimin te fitorja. Sulmuesi i Laçit, ashtu si të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht ata që jetojnë në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë dhe Kurbin, ka përjetuar momente tmerri në mëngjesin e 26 nëntorit. Për shkak të panikut dhe frikës prej tërmeteve, edhe ekipi kurbinas pushoi për disa ditë, për t’u kthyer më pas në stërvitje në kompleksin e Kamzës.

Xhixha Laci

“Ishte një ndjenjë frike, për më tepër ishte ora 4 e mëngjesit dhe po flinim gjumë. Po dridhej gjithë shtëpia dhe kisha frikë, por dolëm me vrap jashtë. Ankthi u shtua kur hapëm televizorin dhe pamë pallate të shembura. Laçi është një nga zonat e prekura dhe e kemi përjetuar shumë keq këtë moment”, tregon fillimisht Xhixha për “RTSH Sport” sa i përket tërmetit që tronditi Shqipërinë.

Më pas sulmuesi komenton ndeshjen e radhës që kurbinasit do të luajnë të dielën ndaj Flamurtarit në orën 13:30. Pas humbjes ndaj Partizanit dhe prishjes së ecurisë pozitive prej katër humbjeve radhazi, tashmë kurbinasit kanë dy ndeshje radhazi në shtëpi, fillimisht me Flamurtarin dhe më pas me Luftëtarin.

nuabueze xhixha

“Do të japim maksimumin, si unë dhe skuadra për t’u rikthyer te fitorja. Ndërprerja e kampionatit ishte e detyruar, por ne kemi për detyrë të stërvitemi rregullisht. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e radhës, ku duam patjetër fitoren. Të gjitha ekipet janë të vështira në këtë kampionat. Edhe Flamurtari ka lojtarë cilësorë në përbërje.

Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë takim”, përfundoi autori i tre golave këtë kampionat. Xhixha prej tri sezonesh është kthyer titullar i padiskutueshëm për kurbinasit. Sulmuesi laçian është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"