“Po dënuan Sitin, unë kampion me Junajtid në 2018”, Murinjo thumbon “qytetarët” e Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 17:13


“Po dënuan Sitin, unë kampion me Junajtid në 2018”, Murinjo thumbon “qytetarët” e Guardiolës

Verdikti për Aston Vilën ishte i rëndë sipas Zhoze Murinjos, i cili mendon se rivalët nuk meritonin të humbnin përballë Totenhemit të tij. 

murinjo

“Mendoj se merituam të fitonim, por mendoj gjithashtu se Aston Vila nuk meritonte të humbte. Ata luajtën për të fituar.  Penalltia e Bergvajn? Nuk e di nëse mund ta quaj atë naiv apo shumë të ndershëm. Arbitrat na thonë përpara ndeshjes që të mos i pyesim për asgjë, të mos i rrethojmë, të mos shikojmë ritransmetimin në TV.

Aksioni ishte atje dhe çështja është apo nuk është dhe ajo ishte e qartë”, deklaroi trajneri portugez, i cili në lidhje me paraqitjen e Aldervaireld shtoi: “Me humor do të thosha se shënoi tre gola: një autogol, golin e tij dhe pastaj atë kur humbi duelin me Engelsin. Por ai shënoi me goditjen e jetës, duke u bërë baba këtë javë.

Vendi i 5-të të çon në Champions? Nuk vlen vetëm për ne. Është një dritare që hapet për shumë skuadra. Ai pozicion që dukej larg, tani nuk është më. Arsenali, Evertoni, Shefilldi, Uolvesi… të gjithë mendojnë se kanë një shans”. Në fund dhe një batutë për Sitin: “Nuk hyj të bëj llogaritë e UEFA-s, sepse po t’i bëj, më duhet të pyes nëse skuadra që u rendit në vend të dytë në 2018-ën (Junajtidi) do të shpallet kampion, apo jo”?

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com