“Po çmendemi me këtë ‘janë lojtarë të Serisë A’”, Duro kritikon mbrojtjen: Po na merr në qafë se gabojmë e humbim çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 17:49

“Po çmendemi me këtë ‘janë lojtarë të Serisë A’”, Duro kritikon mbrojtjen: Po na merr në qafë se gabojmë e humbim çdo ndeshje

Shpëtim Duro mendon se ka ardhur koha që të mos shihen më emrat e futbollistëve që luajnë në ekipin kombëtar apo fakti se luajnë në kampionate prestigjioze, por të zgjidhen elementë të cilët janë në funksion të ekipit. Trajneri ka deklaruar në “SuperSport” para duelit ndaj Estonisë se pikërisht fakti se të gjithë mburrnin mbrojtjen e ajo vazhdonte me gabimet, duhet të kishte vënë në lëvizje trajnerin që të shihte edhe elementë të tjerë.

bandicam 2022-06-13 17-44-06-346

“Me respektin ndaj mënyrës si luhet sot, ti je ekip kombëtar, po çfarë projekti ke ti për këtë krah të majtë? Më mirë do të kërkoja një krah të majtë të ri për ta parë si funksionon si sot, se jam i bindur që Hoxhallari asnjëherë nuk do të luajë me Kombëtaren si i majtë.

Po çmendemi me këtë ‘janë lojtarë të Serisë A’, se po përsëri aty po gabojmë në çdo ndeshje e po e humbim prej këtyre lojtarëve të Serisë A. Ne kjo po na merr në qafë, se është e gjithë mbrojtja në Serinë A dhe ne po humbim në çdo ndeshje. Patjetër, duhen respektuar, nuk e diskutoj se kanë shkuar me merita në Serinë A. Por një, dy, tre gabime individuale në mbrojtje, kur bëhen të tilla, ti si trajner duhet të provosh tjetrin pavarësisht se luan në kampionatin shqiptar. Trajneri duhet të shohë kush i bën punën”, tha Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"