Po “çmend” Europën me paraqitjet e tij, Bajerni synon sulmuesin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 12:32

Po “çmend” Europën me paraqitjet e tij, Bajerni synon sulmuesin e talentuar

Sulmuesi norvegjez i skuadrës së Salcburgut, Erlind Haland, është pa dyshim lojtari më i kërkuar i momentit në skuadrën austriake.

haland

19- vjeçari është 194 centimetra i gjatë dhe luan si sulmues qendre në klubin e “Red Bull”. Në 10 ndeshjet e luajtura në kampionatin austriak, Haland ka shënuar 12 gola, ndërkohë që interesimi për të është rritur pasi norvegjezi ka shënuar edhe në Champions.

Plot 6 gola në tri ndeshje për të, duke bërë që Bajerni i Mynihut të kthejë sytë nga ai. Edhe pse vlera aktuale e tij është vetëm 12 milionë euro, austriakët presin që në përfundim të sezonit t’i vendosin atij një çmim prej 60 milionë eurosh. Për të arritur tek ai, gjermanët duhet të mposhtin konkurrencën me skuadra si Barcelona dhe Mançester Siti.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"