Po “çmend” Europën me golat e tij, Haland shënon tripletën nr. 5 sezonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 10:26

Po “çmend” Europën me golat e tij, Haland shënon tripletën nr. 5 sezonale

Erling Haland vazhdon të dhurojë spektakël këtë sezon. Ngjitja meteorike e sulmuesit 19-vjeçar të Salcburgut vazhdon të mos njohë kufij. 

Haland

Gjatë fundjavës, ai shënoi tripletën e radhës në fitores 3-0 ndaj Volfsbergerit për kampionët e Austrisë, duke regjistruar tregolëshin numër 5 këtë sezon dhe duke u ngjitur në kuotën e 27 golave në vetëm 18 ndeshje.

Norvegjezi ka shënuar 15 gola në kampionat në 12 javët e para dhe 7 gola në 4 ndeshje të Champions-it. Talenti i kombëtares norvegjeze është prej kohësh në shënjestrën e klubeve më në zë të Europës. Por, duke qenë se ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin e Red Bull Salcburgut, austriakët kanë vendosur të bëjnë rezistencë dhe do të kërkojnë më shumë se 90 milionë euro për kartonin e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"