Po çmend Europën, bomberi Haland: Fle çdo natë me 5 të dashurat e mia!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 10:00

Po çmend Europën, bomberi Haland: Fle çdo natë me 5 të dashurat e mia!

Çdo bomber ka sekretet e tij. Edhe Erling Haland nuk i shpëton kësaj tradite. Në një intervistë për “Dagbladet”, gjiganti i Salcburgut ka treguar se fle me disa topa. 

erling halandd

“Fle me 5 topa në krevat. Janë si të dashurat e mia. I shoh përditë. Jam shumë i kënaqur me ecurinë time të deritanishme. Të shënosh të ndihmon që të përmirësohesh”, thotë sulmuesi. Ai ka arritur të shënojë 5 “hat-trick”-e në këtë sezon dhe ka marrë topin në shtëpi. Ai i ka mahnitur të gjithë edhe në Ligën e Kampioneve, por nuk ka dashur të japë deklarata për merkaton. “Kristiano Ronaldo? Nuk kam asnjë koment”, thotë ai. Haland kërkohet nga Juventusi, Mançester Junajtid, Reali i Madridit dhe Napoli.

erling haland

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"