“Po bije nga kategoria te Tirana”, Osmani debat me Deden, Nevili: Pse ty do të pyes si do flas?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 0:02

“Po bije nga kategoria te Tirana”, Osmani debat me Deden, Nevili: Pse ty do të pyes si do flas?!

Ka qenë një bisedë me tone të forta ajo mes drejtorit të Tiranës, Tefik Osmani, dhe Nevil Dedes, trajner i Dinamos. Të ftuar në “Skaner” në MCN dy-ish-mbrojtësit bardheblu kanë debatuar për menaxhimin e talenteve te Tirana. Ja një pjesë nga debati:

dede osmani

Osmani: Çfarë talentesh ke futur ti?

Dede: Kukën dhe Gjumsin kush i aktivizoi i pari?

Osmani: Po, pra i fute, por po bije nga kategoria.

Dede: Çfarë thua mo? Me dy muaj e gjysmë që e kisha unë do gjykosh ecurinë time ti?

Osmani: Po, pra po ku i ke talentet? Pse nuk flet për Qefalian ti? Ça interesash ke? Flet vetëm për Simonin…

Dede: Ore je në terezi ti? Po unë jam trajner i Dinamos mo, sigurisht që do flas për Simonin.

Osmani: OK për Simonin, por duhet të përmendësh edhe Qefalinë e të tjerët bnë ekipe të tjera. Fol drejt. Edhe unë i Tiranës jam, por nuk mund të mos flas për Simonin. Hajde bëjmë debat këtu sy më sy, jo pas shpine.

Dede: Po pse mo ty do të pyes unë për cilin do të flas? A je në vete? E kupton çfarë po flet.

Osmani: Fol drejtë se më vjen inat kështu. Tirana fitoi titullin, ka shitur lojtarë, ka siguruar të ardhura, ndërkohë nuk thua një fjalë të mirë.

Dede: Posi more, do të pyesim ty se si do flasim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"