Po bën namin në Amerikë, talenti shqiptar ëndërron Shqipërinë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Mars 9, 2018 | 19:46

Po bën namin në Amerikë, talenti shqiptar ëndërron Shqipërinë

Të shumtë janë talenten shqiptarë nëpër botë që shkëlqejnë duke arritur suksese nga më të ndryshmet në fushën sport. Por pavarësisht kësaj ata kurrë nuk e harrojnë origjinën e tyre dhe ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë me krenari origjinën e tyre.

3

 

Një ndër ta është edhe çiklisti 21 vjeçar, Nikolas Hima. Ai ka lindur në San Antonio, Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka baba shqiptar dhe nënë amerikane. Momentalisht është student në vitin e tretë për shkenca kompiuterike në Univeristetin e Teksasit, ndërsa pasioni për çiklizmin është mjaft i madh.  Hima është duke shkëlqyer në shtetin e Teksasit, teksa ka arritur të marrë disa medalje në etapa të ndryshme.

Në një intervistë ekzluzive për “Panorama Sport” ai rrëfen pasionin e tij të madh për çiklizmin dhe nuk e fsheh dëshirën që një ditë të përfaqësojë Shqipërinë së kompeticionet europiane.

2

Si nisi pasioni jot për çiklizmin sa i lidhur jeni ju me këtë sport?

Është vërtet për të qeshur se si nisi pasioni im për cciklizmin. Kur unë isha 16 vjecc, lexoja dhe shikoja shumë libra komikë me sporte dhe për një moment u fiksova në një pjesë e cila quhej “yoëmushi peda”. Mënyra se si e tregonte çiklizmin, më bëri që të bie në dashuri me të. Punova gjithë verës që të mblidhja paratë në mënyrë që të blija një biccikletë.

Pas pedalimit të parëme këtë biccikletë, e kuptova se ky sport ishte për mua. Që atëherë, pasioni im pë cciklizmin është rritur dhe vazhdon të rrites saherë që unë pedaloj.

Cili është sekreti i suksesit tuaj, a keni ndonjë idhull që iu inspiron?

Në fakt, nuk ka sekret të veçantë suksesi. Puno fort, garo fort, mëso se si të behesh i zgjuar në biccikletë dhe gjithashtu të mësosh nga gabimet.

Në qoftë se do të kisha një sekret, ky sekret do të ishte, qe gjërat e vogla në dukje janë shumë të rëndësishme. Mund të arrish të mposhtësh garues më të fortë se sa ti, nëse kujdessh për gjërat e vogla, të cilat ata i neglizhojnë. Për sa i përket njerëzve që më kanë insipruar do të veccoja babain tim dhe garues si: Tom Bonën, Fabian Kancelara dhe Xhasper Stuivën.

1

A e ke menduar ndonjëherë se mund të përfaqësosh Shqipërinë në një kampionat Botëror ose Europian?

Nuk e kisha menduar kurrë se mund të përfaqësoja Shqipërinë në një garë ndërkombëtare. Të qenit në universitet për momentin, fokusimi im është tek shkolla dhe nuk mund të arrij dot të stërvitem as sa do të dëshiroja.

Sapo të mbaroj univeristetin, do të dëshiroja të stërvitesha për mundësinë që të vishja fanellën e Shqipërisë dhe të përfaqësoja denjësisht Shqipërinë. Familjarët e mi kanë pasur një takim me presidentin e Federatës Shqipare dhe shpresoj që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.

A ke dëgjuar ndonjëherë për çiklizmin në Shqipëri dhe problemet që has ky sport në vendin tonë?

Nuk kam dëgjuar kurrë për çiklizmin në Shqipëri. Por mund t’i imagjinoj të gjitha problemet dhe pengesat e cciklizmin në Shqipëri. Këtu në Amerikë, ka shumë skuadra, shumë sponsora dhe infrastrukturë të përshtatëshme. Mund ta imagjinoj se në Shqipëri, nuk ka shumë klube cciklizmi, ose skuadra ashtu sikurse në pjesën tjetër të Europës, dhe gjithashtu jo infrastrukturë të përshtatëshme për tu stërvitur fort.

Hima

Prandaj, mund të imagjinoj, dëshira e çdo çiklisti në Shqipëri është të arrihet infrastruktura e përshtatshme për pedalimin e tyre, dhe për  të gjithë ata që pedalojnë në Shqipëri.

Sa orë në ditë në ditë stërvitesh dhe cila është ëndrra jote në “sirtar”?

Zakonisht, i dedikoj 2 ose më shumë orë në ditë stërvitjes.  Që do të thotë, ngritje peshash, pedalim ose streçing. Është shumë e vështirë të qendrosh stabël për shkak të shkollës dhe më duhet të sakrifikoj disa nga orët e pedalimit, që të dal mirë në shkollë. Kur të duhet që të balancosh  pedalimin dhe shkollën, stresi është gjëja që duhet të menaxhosh.

4

Ëndërra ime më e madhe që kam pasur është të konkuroj në një kampionat kombëtar këtu në Amerik. Cdo vit kamë qenë i zënë, kështu që dëshiroj ta arrij.

Në foto kemi parë që ke fituar shumë çmime, kujt ia dedikon gjithë këtë sukses?

Definitivisht mund të them se ia u dedikoj prindërve të mi. Pa ata, nuk do të arrija as gjysmën e triumfit që kam arritur deri më tani.

Intervistoi Ildi Merolli

 

 





www.minuta90.com