Po bën mirë në Brazil, sulmuesi në pronësi të Interit drejt Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 9:22

Po bën mirë në Brazil, sulmuesi në pronësi të Interit drejt Bundesligës

Diçka ka nisur të lëvizë vërtet në frontin Gabriel “Gabigol” Barboza dhe Interi po fillon të zbulojë se ka ndër duar një “xhevahir” të vërtetë, i cili mund të vlerësohet menjëherë me hapjen e merkatos në janar, pas rreth tre muajsh.

Gabigol

Së pari Flamengo, klubi ku aktualisht braziliani ndodhet i huazuar deri në dhjetor përpara se të rikthehet në Milano, ka bërë ofertën e parë zyrtare dhe është gati të propozojë 22 milionë euro.

Drejtuesit zikaltër janë të kënaqur, siç mësohet nga mediat italiane, megjithatë për momentin po qëndrojnë në pritje të një “ankandi”, që duket se ka vazhduar, pasi për sulmuesin me vitlindje 1996 interesohet edhe Shalke 04, e cila ka pasur kontaktet e para me zv.presidentin interist Havier Zaneti, përveçse me administratorin e deleguar Xhuzepe Marota dhe drejtorin sportiv Piero Auzilion, njerëzit e merkatos zikaltër.

Klubi gjerman ka vendosur të ofrojë deri në 30 milionë euro, duhet ende të mësohet nëse fillimisht duan ta afrojnë në huazim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"