“Po bëhet lojë e pisët ndaj Dinamos”, Barushi shpërthen pas ndeshjes: Një drejtues i Burrelit kishte ardhur dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 0:05

“Po bëhet lojë e pisët ndaj Dinamos”, Barushi shpërthen pas ndeshjes: Një drejtues i Burrelit kishte ardhur dhe…

Dinamo u mposht ditën e sotme nga Vora, duke humbur mundësinë për të marrë vendin e parë në renditje në grupin A, në Kategorinë e Parë. Pas ndeshjes, për “Rtsh” administratori i bluve, Ermal Barushi ka shpërthyer në akuza, duke thënë se ndaj Dinamos po luhet një lojë e pisët. Gjithashtu më tej ai ka thënë, se ka qenë i pranishëm edhe një drejtues i Burrelit, që ka ndikuar te futbollistët e Vorës.

bandicam 2021-03-06 15-34-05-609

“E mira është që gjithçka të vendoset në fushën  e lojës. Urime Vorës, që na i vështirësoi gjithçka. Nga situata e krijuara, në javët që kanë kaluar, po luhet një lojë e pisët, kundër Dinamos. Këtu te ne ka qenë një drejtues i Burrelit, që ka pasur kontakt me ekipin e Vorës.Unë e bëj publike këtë, sepse ka pasur ndikim te lojtarët e Vorës. Ne po mundohemi të bëjmë një futboll të pastër. Janë 12 pikë që i janë dhënë Burrelit. Nuk kam asgjë me Vorën. Shumë raste janë të diskutueshme. Sot nuk na u dha një penallti në pjesën e parë. Nuk e di çfarë Vora pretendon në këtë moment. Penalltia e pjesës së parë mund të ndryshonte ndeshjen Është gjithçka që ndodh në kurriz të Dinamos.

Nuk është futboll i pastër. Ne po mundohemi të luajmë pastër dhe drejtë. Merita është e Vorës. U detyruam në fund të lojës të luanim me 3 mbrojtës. Gjithsesi Dinamo është Dinamo dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Sot ndikuan dëmtimet. Trajneri ishte i detyruar të luante kështu. Mendoj që këto ishin arsyet reale. Ju e keni dhënë me përsëritje dhe është një penallti për Dinamon që nuk u dha. Nuk jemi në krizë. Ne jemi në vendin e dytë, presim Burrelin në shtëpi, por them që duhet të luajmë drejtë dhe ta marrë më i miri, nëse Burreli e meriton ta fitojë kampionatin, atëherë le ta marri.”, tha Barushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"