“Po ambientohemi me vendin e parë”, Shkëmbi: Teuta duhet të rregullojë ende…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 20:08

“Po ambientohemi me vendin e parë”, Shkëmbi: Teuta duhet të rregullojë ende…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për mikrofonin e “Supersport” pas fitores në ndeshjen me Flamurtarin.

bledi shkembi

Shkëmbi përgëzoi lojtarët e tij për fitoren dhe lojën, por gjithashtu deklaroi se topat e shumtë duhet të shfrytëzohen akoma më shumë nga sulmuesit, që të shënojnë më shumë. Shkëmbi gjithashtu u shpreh se tashmë po ambientohet me kreun, dhe shpreson ta mbajë sa më gjatë vendin e parë.

Vlerësim maksimal ndaj vendit të fundit në renditje…

Komplimenta lojtarëve. Kemi punuar gjithë javën duke qenë serioz se ishte një ndeshje e vështirë. Ndeshjet më të vështira, janë ato që në letër quhen të lehta. Bënë më të mirën në fushë, kërkuan fitoren. Patëm ndonjë moment edhe situata jo të mira, normale në një ndeshje.

Pak gola, sulmi problem. Çfarë duhet të bëni për ta rregulluar?

Teuta duhet të vijojë të luajë si sot në pjesën e dytë, patëm shumë raste. Duhet të stërvitemi të punojmë, që këto raste t’i shënojmë. Nuk ndodh që të shënohen të gjitha rastet, por të bëjmë ndonjë gol më tjetër.

Dy sulmuesit, nuk shënuan edhe pas shumë krosimesh nga krahët…

Kemi punuar shumë për krosimet nga krahu i djathtë me Çyrbjen. Më vjen keq që me gjithë ato krosime, sulmuesit nuk shfrytëzuan asnjë. Vazhdoj të kem besim dhe do punojmë të përmirësohemi akoma. Për sa i përket Avdylit, mendova që të ishte në të majtë, në skemën 4-4-2, por jo gjithmonë i hapur. Çyrbja shtynte më shumë në krah. Avdyli ishte më në qendër. Nuk ishte në rolin e tij më të mirë, por kshu e mendova për sot, dhe nuk shkoi keq.

Në vendin e parë pas kësaj fitore. Po ambientoheni me kreun për të qenë rival për titullin?

E kam thënë se në vend të parë duhet të jesh në ndeshjen e fundit të kampionatit, kjo ka rëndësi. Sa më shumë të rrish lart, aq më shumë ambientohesh. Shpresojmë të qëndrojmë sa më gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"