“Po afron tërheqja nga futbolli”, fjalimi emocionues i Lionel Mesit pas fitimit të “Topit të Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 22:36

“Po afron tërheqja nga futbolli”, fjalimi emocionues i Lionel Mesit pas fitimit të “Topit të Artë”

Lionel Mesi u ngjit për herë të 6-të në çatinë e botës, duke fituar “Topin e Artë”, pas atyre në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. Në ceremoninë e sotme, nuk mund të mungonte dhe fjalimi emocionues i “pleshtit”, i cili u shpreh:

Messi topi i arte

“Dua të falenderoj të gjithë gazetarët që votuan dhe donin që unë ta fitoja këtë çmim. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë shokët e ekipit. Më kujtohet që për “Topin e Artë” të parë erdha në Paris kur isha 22 vjeç me tre vëllezërit e mi, ishte e pabesueshme atëherë. Tani, 10 vite më vonë, është një moment ndryshe, shumë special në jetën time personale me gruan dhe tre fëmijët e mi që më shoqërojnë.

Siç thoshte gruaja ime në mesazh, gjatë gjithë kësaj kohe nuk reshta kurrë së ëndërruari, duke vazhduar të dëshiroja të rritesha, të vazhdoja të përmirësohesha çdo ditë e sidomos duke iu gëzuar futbollit.

Falë Zotit mund të bëj atë që dashuroj që kur isha një apo dy vjeç dhe nëse do Zoti më mbeten ende vite të tjera për ta bërë një gjë të tillë. Jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam dhe këto momente gëzojnë më shumë pasi po afron momenti i tërheqjes nga futbolli dhe është i vështirë. Nuk është momenti tani normalisht, por koha kalon shpejt. Shpresoj që të vazhdoj t’i gëzohem futbollit, familjes time, rivalëve dhe kësaj jete që kam”, u shpreh Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"