“Plumbin ballit”, reagon Fehmi Mëziu dhe akuzon rëndë trajnerin e Vllaznisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 14:51

“Plumbin ballit”, reagon Fehmi Mëziu dhe akuzon rëndë trajnerin e Vllaznisë B

Administratori i Korabit, Fehmi Mëziu, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka reaguar në lidhje me akuzat për ndeshjen e djeshme ndaj Vllaznisë B, ku drejtuesit e klubit shkodranë pretendojnë se janë kërcënuar me jetë nga Mëziu.

Për “Panorama Sport”, Mëziu deklaron se të gjitha ato që janë thëna janë skenare të trajnerit të Vllaznisë B, Ervis Kraja dhe asgjë nuk është e vërtetë.

meziu

Te them te drejtën e prisja një reagim te tille nga trajneri i Vilanisë B pasi ne këtë sezon dy ekipet janë përballur tre here dhe te njëjtat histori dëgjojmë nga ky trajner dhe jo vetëm personalisht me mua dhe klubin e Korabit por me te gjithë klubet e grupit tone.

U mësuam me skenarët e tij qe bën ne çdo ndeshje te këtij kampionati  dhe para se te filloje takimi  fola me stafin dhe djemtë e ekipit duke jua vene ne dukje qe duhet te kemi shume kujdes se trajneri i Vllaznise B mund te përdor gjithçka për te na nxjerr nga loja jone dhe te na akuzoje, ashtu ndodhi ne përfundimin e ndeshjes kur po mbaronte 93′ dhe i gjithë takimi.

Ne te tre takimet jemi përplasur pasi është vete ky person qe kërcënon ofendon dhe te akuzon, kam dëshmitarë si policinë e shtetit dhe te deleguarit e FSHF-se për mbarëvajtjen e  ndeshjes si ne Dibër ashtu dhe ne Shkodër.

Lojtaret e Vllaznisë B ofenduan portierin tone Laco për ta nxjerr nga loja ku ishte një goditje dënimi afër mesit te fushës ne minutën e fundit te ndeshjes dhe ndërhynë te gjithë lojtaret ne debate dhe ofendime, te paret qe hynë ne fushën e lojës ku ishte ndërprerë nga arbitri kryesor për te ndaluar konfliktin ishin  dy prej stafit te ekipit te Vllaznisë B për te  qetësuar situatën, pas këtyre kam hy dhe unë qe lojtaret e mi te qetësohen dhe te mos bien preh e këtyre provokimi.

 Ne këto momente arbitri ndëshkoj portierin e Korabit dhe lojtarin me numër 5 te ekipit mik Borshi qe nisi konfliktin. Organet kompetente te ndeshjes ishin prezent si policia e shtetit dhe e FSHF- se ku tregojnë qe asnjë nuk është prekur dhe dhunuar por është trajneri Kraja qe akuzon ne portale si gjithmonë.

 Është e vërtet qe kam debatuar pasi ka mbaruar ndeshja me trajnerin sepse është shume provokator, tani po bën te pa mundurën qe te me përplas dhe me familjaret e lojtareve ku sipas tije i kam kërcënuar apo dhunuar është një turp akoma me i madh për te. Erdhën dhe u larguan si zotërinjtë nga Dibra ku mund te merrni dhe procesverbalin  e policisë shtetit për mbarëvajtjen e ndeshjes Korabi-Vllaznia B dt. 17-03-2018

 Me te vetmin problem ka ikur trajneri i Vllaznise B, shijen e hidhur humbjen. Kemi pamjet filmike te gjithë ndeshjes qe 93’ kanë qene perfekt përjashtuar minutën e fundit qe ndodhi konflikti mes lojtareve.

 I bej thirrje dhe një here trajnerit te Vllaznisë B gjeje fajin te vetja, nëse do rezultat pozitiv ul kokën dhe puno me ndershmëri dhe jo me skenarë dhe probleme si ke bere deri tani ne çdo ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"