Plotësuan numrin e kartonëve, Milani duhet të bëjë edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm ndeshjen me Atalantën
Milani zhgënjeu ditën e sotme në shtëpi, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sasuolos, në ditën që përkon edhe me 120 vjetorin e klubit kuqezi.
“Djalli” ishte agresiv ditën e sotme, teksa kishin shumë raste, por portieri dhe shtylla kundërshtare ia u mohuan golin. Një ndeshje tjetër të vështirë, ekipi i Piolit do të ketë edhe javën e ardhshme, teksa do të luajnë në transfertë ndaj Atalantës. Një ndeshje shumë e vështirë kjo, në të cilën kuqezinjtë do të kërkojnë tre pikët për të shpresuar te kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë në këtë ndeshje, Milanit i duhet të bëjë edhe pa dy nga futbollistët e rëndësishëm të ekipit. Teo Hernandez dhe Lukas Paketa u ndëshkuan me karton të verdhë ditën e sotme, duke plotësuar numrin e kartonëve, dhe për këtë arsye do të mungojnë ndeshjen e ardhshme.
Ndonëse në mesfushë Pioli do të ketë më shumë mundësi, më e vështirë do të jetë për të zëvendësuar Hernandez i cili po kalon një formë të shkëlqyer, dhe në vend të tij tashmë pritet të luajë Rikardo Rodrigez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"