Plotëson numrin e kartonëve, titullari i Partizanit jashtë për sfidën me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 13:28

Plotëson numrin e kartonëve, titullari i Partizanit jashtë për sfidën me Vllazninë

Partizani do të duhet të bëjë pa një lojtar të formacionit në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Valentino Murataj u ndëshkua me karton të verdhë në derbin e ditës së mërkurë në minutën e 63-të, pas një faulli pranë zonës.

Murataj

Mesfushori ishte në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe ky në derbi ishte i katërti, çka përkthehet me mungesë ndaj Vllaznisë, të dielën në stadiumin “Arena e Demave” në orën 17:00.

Ashtu si derbi, edhe kjo ndaj Vllaznisë është sfidë vendimtare dhe një nga shanset e fundit për të fituar titullin. Mungesa e Muratajt shkakton një hendek në mesfushë.

Megjithatë, alternativat për Kolelën nuk mungojnë, pasi në stol është Sabit Bilali, teksa edhe Maget ka treguar se mund të luajë në këtë rol dhe ta bëjë shumë mirë. Murataj nuk kishte luajtur në vetëm një nga sfidat e këtij sezoni të Kategorisë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"