Plotësoi numrin e kartonëve, titullari i Partizanit mungon në ndeshjen ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 8:27

Plotësoi numrin e kartonëve, titullari i Partizanit mungon në ndeshjen ndaj Bylisit

Eneo Bitri shënoi një gol të bukur dje, por mbrojtësi është i detyruar të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Bylisit. 

bitri

Bitri ishte lojtari i vetëm që u ndëshkua me karton në verdhë në ndeshjen Laçi-Partizani, dhe kjo ka mjaftuar që 23-vjeçari të plotësojë numrin katër për të humbur ndeshjen e radhës.

Në mungesë të Bitrit ndaj ballshiotëve, i bie që në vend të tij të aktivizohet Boldor ose Bilali. 23-vjeçari shpresohet të jetë mungesa e vetme për të kuqtë për Bylisin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"