Plotësoi numrin e kartonëve, mesfushori i Kombëtares mungon ndaj Andorrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 10:50

Plotësoi numrin e kartonëve, mesfushori i Kombëtares mungon ndaj Andorrës

Trajneri Reja nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen 14 e nëntorit ndaj Andorrës mesfushorin Klaus Gjasula. 

Klaus Gjasula

29-vjeçari u ndëshkua me të verdhë në minutat finale në takimin ndaj Moldavisë duke bërë që të plotësojë numrin e kartonëve dhe kështu është i skualifikuar për ndeshjen e ditës së enjtes që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mesfushori do të jetë gati për sfidën me Francën, teksa Rejës do t’i duhet të gjejë aktivizojë një lojtar tjetër, për sfidën ndaj Andorrës, të enjten në mbrëmje.

balaj gjasula

Vlen të theksohet se Gjasula në ndeshjet e fundit të Kombëtares, ka treguar një formë të mirë dhe ka fituar besimin e trajnerit italian, Edi Reja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"