Plotësohet treshja e gjyqtarëve ndërkombëtarë, Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja marrin stemën e FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 15:08

Plotësohet treshja e gjyqtarëve ndërkombëtarë, Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja marrin stemën e FIFA-s

Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja janë dy gjyqtarët e rinj që kanë marrë ditën e sotme stemën  e FIFA-s, duke zëvendësuar Andi Koçin dhe ish-arbitrin që u pezullua në mënyrë absurde nga FSHF. Së bashku me Enea Jorgjin, Xhaja dhe Hamiti do të plotësojnë treshen e gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Gjyqtari E. Hamiti

Sektori i arbitrave në Federatë ua besoi këtë stemë dy të rinjve, për shkak se kanë qënë më pak të kontestuar në kampionatin shqiptar, pavarësisht se polemikat nuk kanë munguar asnjëherë.

juxhin xhaja

Hamiti ka tre sezone që arbitron në Superiore dhe njihet për rreptësinë që shfaq në lojë duke mos i kursyer kartonat e verdhë. Ndërsa gjyqtari tjetër Juxhin Xhaja, i cili është vetëm 27 vjeçe ka vitin e dytë që arbitron në Kategorinë Superiore. Sezonin e kaluar ai vendosi drejtësi në derbin Tirana-Parizani duke u bërë arbitri më i ri që arbitron një derbi në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"