Plotësohet Dinamo, “bluve” u bashkohet sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 23:14

Plotësohet Dinamo, “bluve” u bashkohet sulmuesi

Me Dinamon është bashkuar tashmë në stërvitje edhe sulmuesi Renato Spahiu, i cili hasi vështirësi më parë për kthimin nga Greqia. Ky është një lajm i mirë për trajnerin Fabricio Kamarata, pasi grupit i shtohet edhe një futbollist i rëndësishëm nga përforcimet e merkatos së janarit.
renato spahiu
Jashtë skuadrës mbeten për momentin vetëm dy italianët, mesfushori sulmues Pontreli dhe mbrojtësi Dovidio, të cilët duhet të presin hapjen e fluturimeve me Italinë për t’u kthyer nga Roma. Stafi teknik po mundohet të bëjë maksimumin për ta përgatitur skuadrën për ndeshjen me Burrelin që zhvillohet më 7 qershor. Një ndeshje shumë e rëndësishme për blutë në garën për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e ekipit mbeten optimistë, por duhet thënë se ndeshjet e mbetura kanë një shkallë të lartë vështirësie, ku Dinamo duhet t’u marrë pikëve rivalëve edhe në transfertë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"