Plotësohet dëshira e Murinjos, Roma kryen një tjetër goditje të madhe në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2022 | 14:53

Plotësohet dëshira e Murinjos, Roma kryen një tjetër goditje të madhe në merkato

Roma duket se ka në plan për të hyrë fuqishëm në garën për titull këtë sezon, me trajnerin Zhoze Murinjo që ka kryer një merkato mjaft të mirë.

vajnaldum holanda

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Xheroxhino Vajnaldum është futbollisti më i ri i verdhekuqëve. Kryeqytetasit dhe PSG-ja kanë rënë dakord për huazimin e holandezit, me të dyja palët që do të ndajnë përgjysmë rrogën e tij.

Edhe vetë mesfushori duket i lumtur për këtë lëvizje, pasi prej kohësh e kishte gjetur akordin me klubin italian.

Tani prezantimi i tij mbetet vetëm çështje orësh, me Vajnaldum që pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën e Murinjos për t’u bërë gati për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"