Plotësohen të gjitha ekipet, ja 16 skuadrat e kualifikuara në fazën tjetër në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 22:54

Plotësohen të gjitha ekipet, ja 16 skuadrat e kualifikuara në fazën tjetër në Champions

Teksa u mbyll edhe gjithë faza e grupeve në Ligën e Kampioneve, mori formë edhe lista me skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin për trofeun me veshë të gjata.

champions lige

8 ekipeve të kualifikuara zyrtarisht ditën e martë, i shtohen edhe 8 të tjera nga 4 grupet e natës së sotme. Në grupin E, Liverpuli dhe Sevilja, ia dolën të siguronin nga një biletë për në fazën tjetër.

Grupi F pa Napolin që të mbeste në vendin e tretë, ndërsa Mançester Siti zuri vendin e parë, dhe Shaktari i Donjetskut doli i dyti në grup.

Beshiktashi dhe Porto ishin skuadrat e kualifikuara nga grupi G, ndërsa grupi H i kishte mbyllur llogaritë që më parë, me Totenhemin dhe Realin që zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Dortmundi do të vazhdojë aventurën në Europa Ligë. Ja lista me të gjitha ekipet e kualifikuara.

 

Mançester Junajtid

Bazel

PSG

Bajern Mynih

Roma

Çelsi

Barcelona

Juventus

Liverpul

Sevilja

Mançester Siti

Shaktar Donjetsk

Beshiktash

Porto

Totenhem

Real Madrid

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"