Plotësohen gjysëmfinalistët në Kupën e Shqipërisë për moshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2017 | 15:17

Plotësohen gjysëmfinalistët në Kupën e Shqipërisë për moshat

U luajtën dje katër takimet e fundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat. Në këtë mënyrë, janë përcaktuar tashmë skuadrat gjysmëfinaliste. Vllaznia, Tirana, Flamurtari dhe Skënderbeu për U-17 dhe Partizani, Tirana, Besa e Flamurtari për U-19 janë ekipet gjysmëfinaliste. Shorti do të jetë i lirë për të përcaktuar çiftet dhe ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të dielën e ardhshme.

partizani

U-17

Vllaznia ka vuajtur jo pak ndaj Internacionalit. Pavarësisht se shkodranët e kanë shënuar golin shumë shpejt, që në minutën e 7-të me anë të Kullës, u është dashur shumë punë për të ruajtur avantazhin deri në fund. Pas golit është skuadra e Internacionalit që kërkon golin e barazimit dhe rastet nuk mungojnë. Kështu, Bozhani, Blakçori, Haxhillari kanë tri mundësi shënimi, por pa rezultat. Deri në fund nuk ka më gola.

vllaznia internacional u17

Në sfidën tjetër, Tirana e Sulejman Memës ka dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Tiranës, teksa e ka mundur bindshëm 3-1 skuadrën e ish-shkollës së tij. Ka qenë një ndeshje e bukur, por spektaklin e saj e ka dhënë Redi Veriu, kur në minutën e 34-t u bën “cirk” mbrojtjes kundërshtare duke shënuar një supergol.

tirana shkendija e tiranes u17

Pas 5 minutash është Aldo Selenica, që shënon një tjetër supergol me një gjuajtje nga 25 metra, ku trajektorja e sferës së topit shigjetohet në rrjetë. Në pjesën e dytë është Eurun Leci, që rindez takimin me atë gol të shkëlqyer në minutën e 63-të, por pas dy minutash Basha e siguron fitoren e Tiranës me golin e tretë.

U-19

Partizani i drejtuar nga Ylli Shehu po tregon edhe një herë se do të jetë pretendent kryesor për fitimin e trofeut. Kjo skuadër ka mundur të eliminojë ekipin e Mjeshtërisë Sportive. Kanë shkëlqyer te kjo skuadër Redon Xhixha, një lojtar mjaft teknik, i cili në të 23-tën dhe 35-tën ka qenë shumë pranë golit, por për meritë të portierit Dajsinani, skuadra e Partizanit shpëtoi nga pësimi i golit. Në fraksionin e dytë, skuadra e të kuqve ka qenë e papërmbajtur dhe, në 13 minutat e fundit, ka arritur të marrë fitoren në sajë të golave të Bajramit dhe të Vatnikajt.

partizani shkendija e tiranes u19

Në sfidën tjetër, Tirana e Vllaznia kanë dhuruar spektakël në takimin mes tyre. Ka qenë dopieta e Bardhit për Tiranën dhe golat e Brahimit e të Hysenajt në limitin e kohës së rregullt ato që zbukuruan edhe më shumë këtë takim. Fillimisht kemi kombinimet Berisha-Zenuni që prodhohet goli i parë shënuar nga Bardhi. Pas 3 minutash vjen goli i barazimit me Brahimin.

tirana vllaznia u19

Në fraksionin e dytë është Tirana që e nis më bukur dhe është përsëri Bardhi, por që ka përfituar nga kombinimet e bukura Nuri-Joti dhe realizon një gol të shkëlqyer. Atëherë kur Tirana po përgatitej për festën e fitores, do të vijë goli i shkodranëve në të 90-tën nga mbrojtësi Senad Hysenaj.

Kështu, skuadrat për të nxjerrë ekipin që kualifikohet do të ekzekutojnë 11-metërshat. Të parët që gjuajnë janë kryeqytetasit dhe në të 5 gjuajtjet nuk gabohet. Kështu kanë shënuar: Joti, Zhivanaj, Kalemaj, Burgaj, Keqa. Ndërsa nga shkodranët është gabuar në penalltinë e 4-t të gjuajtur nga Isufi.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"