Plot 500 milionë euro/ Ofertë e çmendur, klubi anglez mbulon me ar Lionel Mesin. Zbulohet strategjia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 8:47

Plot 500 milionë euro/ Ofertë e çmendur, klubi anglez mbulon me ar Lionel Mesin. Zbulohet strategjia

Lionel Mesi e ka më suar ofertën që i bën Mançester Siti për ta transferuar në merkaton e verës, kur pas 30 qershorit do t’i përfundojë kontrata me Barcelonën.

lionel-messi

Sipas tabloidit “The Sun”, skuadra angleze ka prezantuar përpara kapitenit të katalanasve një kontratë 500 milionë euro për 8 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se oferta e Sitit është 200 milionë euro më pak sesa ajo në verën e kaluar dhe diçka e tillë lidhet me problemet ekonomike që kanë përfshirë të gjithë futbollin. Kontrata e “Pleshtit” me skuadrën që stërvitet nga Pep Guardiola do të jetë për 2 vitet e ardhshme, me opsionin për një vit të tretë.

Pas kësaj aventure në futbollin anglez, Leo Mesi mund të luajë me Nju Jork Sitin, skuadër të kampionatit anglez në pronësi të Sitit. Pas këtyre 2 viteve, “Pleshti” do të jetë ambasador i këtij grupi. Siti Futboll Grup ka 10 skuadra në pronësi dhe Mesi do të jetë ambasador.

Sigurisht që ai mund të ketë Leon që të luajë disa sezone në Indi apo në Emiratet e Bashkuara Arabe. Media britani ke raporton se Siti do ta përballonte Leo Mesin, pavarësisht se rroga e tij do të ishte afro 1 milion euro në javë. Ai mund të sjellë afro 300 milionë euro në sezon për Mançester Sitin. Mesi nuk është vetëm një blerje sportive, por edhe marketingu.

mESI

MOHIMI – Siti e ka mohuar diçka të tillë duke thënë se nuk është e vërtetë. Klubi në mënyrë kategorike përgënjeshtroi lajmin e publikuar nga “The Sun” për ofertën në drejtim të Lionel Mesit. Nga ana tjetër ka folur sulmuesi argjentinas, Serxho Aguero. Ky i fundit nuk e ka rinovuar kontratën me “Qytetarët” dhe në fundin e sezonit mund të largohet.

Sigurisht që ai do të ishte i lumtur të luante me mikun e tij, por nuk dihet nëse mund ta bëjë në Barcelonë apo në Mançester. “Do të ishte diçka e bukur të luaja përkrah Leos. E kam bërë në kombëtare dhe e di sa i rëndësishëm është si futbollist. Të shohim se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por për momentin duhet që secili ta përfundojë mirë sezonin me ekipet respektive”, ka thënë Aguero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"