Plot 3 vite te Partizani, ja “profesori” i skuadrës së Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:42

Plot 3 vite te Partizani, ja “profesori” i skuadrës së Ilir Dajës

Zv.kapiteni i Partizanit, Egzon Belica, bëri një ndeshje të shkëlqyer në derbin kundër Tiranës, duke fituar thuajse çdo duel kundër Seferit, Muçit dhe Torasës.egzon belica

Prej disa sezonesh tashmë, Belica është një ndër pikat më të forta të “demave të kuq” dhe një afrim tepër i goditur i Partizanit. Këtë sezon, Belica kompletoi dhe 100 sfida me “demat”, ndërsa ditën e djeshme, bëri plot tri vite si pjesë e Partizanit.

Më 22 janar 2018, Belica iu bashkua klubit kryeqytetas dhe që nga ajo ditë, ka qenë menjëherë i rëndësishëm për skuadrën. Belica ka luajtur 12 ndeshje për Partizanin në Superiore këtë sezon, duke i humbur tri sfida për shkak të një dëmtimi në gju.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"