Plori: Nuk më trembi emri i Partizanit, ndaj Skënderbeut ishim më të rënduar psikologjikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 21:51

Plori: Nuk më trembi emri i Partizanit, ndaj Skënderbeut ishim më të rënduar psikologjikisht

Partizani ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Këtë e ka arritur përballë skuadrës së Kastriotit me të njëjtin rezultat që mundi edhe një javë më parë skuadrën e Kamzës, 1-0. Goli i vetëm për të kuqtë u shënua nga Asani që në pjesën e parë. Ndërkohë që pas përfundimit të ndeshjes ka folur edhe trajneri Plori për “Supersport” teksa thotë:

bandicam 2018-09-01 21-47-40-989

 

Fitore 1-0. Mund të jeni i kënaqur me skuadrën?

Jam pjesërisht. Skuadra reagoi. Kishim mundësi të barazonim. Ishte një episod që mund të evitohej te rasti i golit. Njësoj si me Skënderbeun. Rasti i Aleksandrit mund të ndryshonte lojë. Nuk më frikësoi emri i Partizanit.

Sulmi spo gjen rrugën e rrjetës…

Nuk mund të them ashtu sepse nuk hedh shumë sulmues në fushë. Mundohem në balancimin e reparteve. Nuk mund ti fajsoj ata. Nuk kishim shumë raste të pastra.

A do të ishte më e udhës të ishit të kujdesshëm në minutat e para, pasi Partizani është i fuqishëm në fillim të lojës?

Është e vërtetë dhe u kam shpejguar lojtarëve që në fillim duhet të ishim të kujdesshëm. Nuk duhet  t’i linim terren kundërshtarit dhe goli erdhi nga një gabim i joni. Partizani nuk po na sulmonte me shumë sulmuesa dhe u përpoq që të fitonte duelet në mesfushë.

Ishte ndeshja e përgatitur njësoj si me Skënderbeun një javë më parë?

Jo nuk është e njëjta situatë që ishte me Skënderbeun. Kishim presion më të madh një javë më parë. Mundohem që skuadra të punojë si një e tërë. Hapësirat duhet ti minimizojmë. Doja që në pjesë të dytë të kontrollonim lojë dhe e bëmë, pavarësisht se nuk shënuam. Nga 2 lojtarët e krahut jam i pakënaqur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"