Plori: Ndeshje e çmendur, ekipi im la dy pikë. Por, ajo që më pëlqeu ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 17:56

Plori: Ndeshje e çmendur, ekipi im la dy pikë. Por, ajo që më pëlqeu ishte…

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, në intervistën pas barazimit me Laçin në Supersport, deklaroi:

plori

Ndeshja e sotme…

Ishte një ndeshje e çmendur. Mbetëm me 10 lojtarë, barazuam forcat në fushë, shënuam, por më pas u barazuam. Laçi nuk ka pësuar asnjë humbje, por sot loja më pëlqeu. Mund të them që lamë dy pikë sot.

Do e mbani sërish formacionin e sotëm?

Ishtë një zgjidhje e momentit, pasi në varësi të kundërshtarit, do zgjedh edhe lojtarët. Doja entuziazëm lart, dhe zgjodha dy sulmues. Deri duku shkoi mirë, por u prishën edhe ekuilibrat në fushë.

Vështirësohet mbijetesa tani?

Ju në studio, dhe ne këtu, e kemi menduar se Kastrioti do e ketë të vështirë. Të gjithë e dinë që një nga dy skuadrat që mund të bjerë, është Kastrioti. Unë nuk kam talente, por jam munduar të fus grintën te futbollistët. Është herët për të folur, pak pikë kemi marrë, por edhe shortin nuk e kemi pasur të favorshëm. Këto dy pikë të lëna sot do na kushtojnë.

Latë hapësira në krahun e majtë, dhe aty u ndëshkuat…

E vërtetë, por pas kartoni të kuq të Çelës, futa Mziun, që nuk është mbrojtës, dhe në mesfushë futa Çutrën. Mziu ishte pak më shumë i futur brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"