Plori këmbëngul: Besëlidhja ngjitet shpejt, kemi thyer rekord për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 10:52

Plori këmbëngul: Besëlidhja ngjitet shpejt, kemi thyer rekord për…

Besëlidhja zbret sot në stadiumin e Peshkopisë për t’u ndeshur me Korabin. Lezhjanët mbajnë vendin e tretë dhe pretendimet për ngjitjen në elitë nuk u lejojnë hap fals ndaj Korabit. Trajneri Elvis Plori është optimist për skuadrën që ka ndërtuar. 

elvis plori

Për “Panorama Sport”, ai shprehet: “Kemi mbyllur përgatitjet dyjavore për ndeshjen me Korabin në transfertë. E shfrytëzuam javën e pushimit me një miqësore ndaj Vllaznisë, ku testuam ekipin. Ju thoni se Besëlidhja e mbylli fazën e parë në vend të tretë dhe i janë tronditur objektivat, por unë them jo. Optimizmin tim e bazoj te kualiteti që kemi. Kemi një diferencë prej 6 pikësh, por kjo është e riparueshme, pasi me krutanët do të ndeshemi tani shpejt. Besëlidhja është ekip ofensiv, edhe mbrojtja funksionon. Po të shihni kronikat e ndeshjeve, del se mund të kemi thyer rekord për kontrollin e lojës, raste shënimi dhe shtylla. Nuk jemi në pritshmëritë e kualitetit që kemi, ndaj na duhet shumë punë e përpjekje. Vlerësojmë Korabin aq sa i takon, pasi është ekip i ndërtuar për të pretenduar si ne, por do të mundohemi të fitojmë, duke minimizuar gabimet. Besoj se tani dhe fati do të jetë aleati ynë”.

 P.GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"