Plori, i bindur: As që e diskutoj fitoren në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 9:03

Plori, i bindur: As që e diskutoj fitoren në Rrogozhinë

Besëlidhja mbylli dje pasdite javën stërvi tore për llogari të javës së 12-të, që e gjen të angazhuar në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Takimi i fazës së parë në stadiumin e Lezhës përfundoi me shifrat e barabarta, 2-2, një barazim dramatik i 15 minutave të fundit që zhvlerësoi 2 golat e lezhjanëve.elvis plori

PLORI – Tashmë Besëlidhja është e vendosur të mos gabojë më ndaj edhe në Rrogozhinë do të shkojnë vetëm për fitore, siç deklaron edhe trajneri Elvis Plori gjatë prononcimit për “Panorama Sport”: “Besëlidhja tashmë është futur realisht në korsinë e duhur, për të cilën është formatuar dhe për këtë jam mjaft i gëzuar. Në futboll, por edhe në sportet e tjera, nuk është e thënë që të fitosh gjithmonë, mjafton performanca pozitive e ekipit dhe më kryesorja superioriteti ndaj rivalëve direkt për kreun.

Këtë e ka arritur Besëlidhja. Deri tani gjysmën e pikëve ua kemi marrë ekipeve rivale, konkretisht 6 pikë Korabit dhe 4 Kastriotit, çka e vërteton më së miri atë që them. Duke qenë ekipi me performancën më të mirë, që nga raporti me rivalët e deri te golavarazhi, jam i qetë jo vetëm unë, por të gjithë. Më kryesorja për futbollistët është se janë superiorë edhe psikologjikisht. Ndeshja e radhës në Rrogozhinë do të jetë zgjatim i suksesit, për këtë as që dyshoj.Plori

Përjashtimi i Shkumbinit nga gara për mua e bën mishmash pjesën e mbetur të sezonit. Shpresoj se do të gjendet me maturi një zgjidhje e qëndrueshme nga ana e organizmave përgjegjës. E dënoj atë që ndodhi në Peqin dhe shpresoj të mbetet rasti i fundit, por duhet menduar edhe për më të mirën e aktivitetit. Nëse vazhdohet me dënime të tilla pa limit, atëherë nuk e dimë se ku do të përfundojmë, ndaj sa më herët të gjendet një zgjidhje, aq më mirë do të jetë”, theksoi dje tekniku shkodran i Besëlidhjes, Elvis Plori.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"