Plori fikson titullarët, ja si do të luajnë shkodranët ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 10:33

Plori fikson titullarët, ja si do të luajnë shkodranët ndaj Partizanit

Trajneri Elvis Plori u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Partizanin, duke provuar në seancën e djeshme edhe formacionin që pritet të zbresë në fushë.

VLLAZNIA 1

Vllaznia do të ketë një grup të plotë lojtarësh, pasi edhe kapiteni Erdenis Gurishta do të sakrifikojë në këtë takim, duke luajtur nga minuta e parë.

Pas mungesës me Laçin për shkak kartonësh, edhe senegalezi Dianje do të jetë në dispozicion. Zogoviç do të jetë si zakonisht në portë, ndërsa mbrojtja mendohet që të jetë me treshen Adili, Dianje dhe Bulatoviç në qendër.

Me skemën 3- 4-3, nga krahët do të luajnë Gurishta dhe Hakaj.

Në mesfushë do të jenë të zakonshmit Krymi e Jonuzi, ndërsa dyshja Da Silva-Latifi do të mbështesë në fazën sulmuese Aralicën.

Kandidatë për një vend në formacion janë edhe Arsid Kruja dhe Ardit Hoxhaj.

VLL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"