Plori: Duhet bërë ndryshim, e kam mbyllur me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 16:28

Plori: Duhet bërë ndryshim, e kam mbyllur me Kastriotin

Trajneri Plori ka deklaruar se e ka mbyllur me skuadrën e Kastriotit pas humbjes së pësuar ndaj Kukësit. Në prononcimin për “Supersport” shkodrani u shpreh:

bandicam 2018-10-20 16-19-47-471

Ndeshja juaj më e mirë, ke keqardhje për këtë rezultat ?

Fati ndihmon më të mirët. Mund ta them këtë pasi Kukësi ka lojtarë të mirë. Megjithatë ne patëm një pjesë të parë të mirë, por aftësitë individuale të Kukësit na vendosinin në vështirësi. Në pjesën e dytë menduam të dilnim më shpejtë, mund ta dyfishonim  rezultatin. Është eksperienca që ndikon në anën psikologjike ajo bën që të ketë dallime të vogla.

E ardhmja e Kastriotit ?

Unë do ta mbyll me Kastriotin. Nuk më ka humb besimi te skuadra, por unë ka ardhur koha ta mbyll. Nuk është vetëm loja e mirë, por duhet bërë një ndryshim. Bëra një hap përpara 3 javësh por nuk u pranua nga presidenca. Një ndryshim sado i vogël mund të ndryshojë edhe për mirë.

Mendon se je ti pengesa që kjo skuadër nuk po arrin te sukseset?

Nuk duhet ta marrim sportin si shabllon. E marr me një kulturë tjetër pasi vij nga 1 qytet që e do sportin. Klubi është organizuar me aq forca që ka pasur. Kemi bërë edhe gabime që i bëjnë të gjithë. Është dashur një ndërhyrje në boshtin e ekipit. Na duhej edhe një sulmues, por nuk po kërkoj vetëm unë, por gjithë Shqipëria po vuan për sulmues. Për këtë duhet buxhet i lartë.  Në fund të fundit duhen pikë. E tregoj në fushën e lojës që unë nuk futem si inferior. Më pëlqen futbolli ofensiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"