Plori: Çalojmë në mbrojtje, Kastrioti ende nuk ka liderin në ekip. Bëj eksperimente sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 21:06

Plori: Çalojmë në mbrojtje, Kastrioti ende nuk ka liderin në ekip. Bëj eksperimente sepse…

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, pas humbjes me Flamurtarin në Vlorë, në intervistën për “Supersport”, deklaroi:

plori

Paraqitje aspak e mirë sot..

Pësuam 4 gola, dhe patëm një disfatë të rëndë. E filluam ndeshjen mirë, qarkullojmë topin. Kur na jepet një mundësi, nuk e shfrytëzojmë. Më pas, një mundësi e vogël për kundërshtarit, dhe ata shënojnë. Çalojmë në mbrojtje shumë. Mund të ndryshonte ndeshja me pritjen e portierit të Flamurtarit, apo me rastin që humbi Marku. Skuadra nuk kishte më motiv në pjesën e dytë, reagimi ishte i dobët.

Nuk po merrni atë që po kërkon nga kjo skuadër…

Po kërkoj më tepër autoritet të skuadrës në pjesën përpara. Aty po bëj edhe eksperimente. Roxher dhe Gajeho treguan se kanë vlerë, por jo me finalizimin e duhur. Në mesin e fushës, skuadra po mundohet të ndërtojë, por nuk kemi liderin që të japë pasimin për te goli.

Do jetë kaq e vështirë pjesa e parë e sezonit, deri te merkato…

Kjo është frika jonë më e madhe që kam, fakti që nuk jemi të njëjtë nga ndeshja në ndeshje, nuk është e mirë. Vazhdojmë shumë të çalojmë në mbrojtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"