Pllakos heshtja te Besëlidhja, dilema për sezonin e 14-të në inferiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2021 | 15:30

Pllakos heshtja te Besëlidhja, dilema për sezonin e 14-të në inferiore

Besëlidhja mbylli sezonin me një barazim 4-4 përballë Erzenit, duke u renditur në krye të zonës “play out”. Futbollistët prej së enjtes kanë marrë pushim dhe presin vetëm një njoftim nga presidenca për t’u grumbulluar. Lezhjanët do të luajnë të 14-in edicion radhazi në Kategoria e Parë, pasi edhe kampionatin e fundit nuk e ngjitën dot ekipi.

Korabi-Beselidhja

Ekipi me 91 vite histori ka garuar në të gjitha kompeticionet zyrtare të futbollit shqiptar, që kur daton të jetë themeluar FSHF-ja. Gjatë historisë së saj, lezhjanët kanë luajtur 25 sezone në nivelin elitar të futbollit shqiptar, duke nisur nga viti 1937 deri 2008. Në këto sezone, Besëlidhja nuk ka marrë trofe dhe as ka mundur të shkojë në Kupat Europiane, ndërsa në Kategorinë e Parë 7 herë është shpallur kampione. Tashmë, ajo ka lënë pas një sezon me shumë ulje-ngritje për ta përfunduar në kreun e zonës “play out”.

Deri në fazën e tretë, skuadra lezhjane e futbollit Besëlidhja besonte në përfshirjen e saj në zonën “play off” (të luftës për ngjitje në elitë), por fundi i kësaj faze e uli në zonën “play out”, çka i kushtoi largimin trajnerit kryeqytetas Sinan Bardhi. Fazën e tretë, Besëlidhja u drejtua nga lezhjani Alban Bruka, i cili premtoi se do ta mbyllte sezonin si kryesues i zonës “play out” dhe ashtu ndodhi. Tashmë stadiumin “Besëlidhja” dhe zyrat e klubit i ka pushtuar heshtja, por stafi drejtues dhe vetë presidenti Gjok Noka po mendojnë për projektin e sezonit të ri futbollistik.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"