“Play-Out” i Kategorisë së Parë/ Pogradeci bie në të Dytën, Turbina nuk fal ndaj Devollit. Ja verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 23:47

“Play-Out” i Kategorisë së Parë/ Pogradeci bie në të Dytën, Turbina nuk fal ndaj Devollit. Ja verdiktet

U luajtën ditën e sotme 2 duelet interesante të vlefshme për “Play-Out”-in e Kategorisë së Parë, ku nuk munguan surprizat. Oriku që sezonin e shkuar militoi në Kategorinë e Dytë, shtangu Pogradecin, duke e zbritur një kategori më poshtë.

Turbina

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana”, Turbina e Cërrikut, mposhti me rezultatin 1-0 Devollin, duke siguruar edhe për të paktën 1 sezon, qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Devolli do të vijojë të luajë në të Dytën.

REZULTATET: 

POGRADECI-ORIKU 1-2

Viera 73’/  Qejvani 25′ (p), Çaushaj 38′ 

TURBINA-DEVOLLI 1-0

Vidal 90′ (p)

FORMACIONET ZYRTARE:

POGRADECI-ORIKU 15:00 (në stadiumin “Shkumbini”, Peqin)

POGRADECI:Alliu, Hysenllari, Maxhari, Pura, Reçi, Liçkollari, BAbazaj, Jahaj, Pengu, Topllari, Viera.

ORIKU: Muho, Tahiraga, Shema, Kapo, Metaj, Çaushaj, Qejvani, Kongjini, Çapoj, Gjinaj, Tushi.

GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Agaraj, Ilir Cani, Sokol Bebja;

TURBINA-DEVOLLI 15:00 (në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës)

TURBINA:Memlika, Shehi, Zaimi, Hoxhaj, Blakcori, Doksani, Brahilika, Vidal, Hasaj, Bejzade, Veriu.

DEVOLLI: Beqiri, Cuko, Cane, Pere, Agolli, Fifo, Ago, Demiri, Nallbati, Gonzalez, Pelo.

GJYQTARË: Albano Stolaj, Mario Shazivari, Feliks Kolleshi, Egli Spahiu;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"