“Play-off” / Shorti i buzëqesh Hasit dhe Agollit, Hysaj kundër Balotelit. Liverpuli përballë suprizës gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2017 | 11:56

“Play-off” / Shorti i buzëqesh Hasit dhe Agollit, Hysaj kundër Balotelit. Liverpuli përballë suprizës gjermane

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve. Goglat përcaktuan dhjetë çiftet prej të cilave do të dalin dhjetë skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në fazën e grupeve.

champions

Olimpiakosi i Besnik Hasit është vënë përballë kampionëve të Kroacisë, Rijekës. Ndeshjen e parë skuadra greke e drejtuar nga trajneri shqiptar do ta luajë në shtëpi.

Karabaku i Ansi Agollit do të ndeshet me kampionët e Danimarkës, Kopenhagën. Sipas shortit, takimi i parë do të zhvillohet në Azerbajxhan.

Maribori i Valon Ahmedit do të ketë një pengesë izraelite në rrugën drejt grupeve. Goglat e vendosën përballë Hapoel Bir-Shevës dhe ndeshja e parë do të luhet në Izrael.

Bashakshehiri i Sokol Cikalleshit nuk ka patur aspak fat në short teksa ka marrë si kundërshtar spanjollët e Seviljas. Ndeshja e parë për ekipin e sulmuesit shqiptar do të luhet në shtëpi.

Napoli i Elseid Hysajt do të ketë një sfidë aspak të lehtë për t’u kualifikuar më tej. Shorti përcaktoi një përballje me francezët e Nisës, skuadra ku luan sulmuesi Mario Baloteli. Takimi i parë do të luhet në Itali.

Një çift mjaft interesant do të jetë edhe ai mes gjermanëve të Hofenhajmit dhe anglezëve të Liverpulit, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Gjermani.

LIGA E KAMPIONEVE – FAZA “PLAY-OFF”

Karabak (Azerbajxhan) – Kopenhagë (Danimarkë)

APOEL (Qipro) – Sllavia Pragë (Çeki)

Olimpiakos (Greqi) – Rijeka (Kroaci)

Sëlltik (Skoci) – Astana (Kazakistan)

Hapoel Bir-Sheva (Izrael) – Maribor (Slloveni)

Istanbul Bashakshehir (Turqi) – Sevilja (Spanjë)

Jang Bojs (Zvicër) – CSKA Moskë (Rusi)

Napoli (Itali) – Nisë (Francë)

Hofenhajm (Gjermani) – Liverpul (Angli)

Sporting Lisbonë (Portugali) – Steaua Bukuresht (Rumani)

playoff

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"