“Play-Off” Kategoria e Parë/ Ëndrra Superiore, Apolonia dhe Korabi nuk falin në shtëpi! Ja rezultatet dhe verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 23:13

“Play-Off” Kategoria e Parë/ Ëndrra Superiore, Apolonia dhe Korabi nuk falin në shtëpi! Ja rezultatet dhe verdiktet

U luajtën ditën e sotme në orën 16:00, dy duelet interesante të vlefshme për “Play-Off”-in e Kategorisë së Parë. Apolonia dhe Korabi nuk falën në shtëpi, duke fituar minimalisht 1-0 përballë Tërbunit dhe Tomorit, teksa në vijim Apolonia dhe Korabi do të ndeshen së bashku në fushë neutrale (data nuk është vendosur ende nga FSHF), për të përcaktuar skuadrën që do të luajë finale e madhe me ekipin e vendit të 8-të të Superiores. Ndeshja zhvillohet në fushën e këtij të fundit.

APOLONIA

Për sa u përket përballjeve të sotme, ato u zhvilluan me një takim në stadiumin e ekipit të renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm, pikërisht në Peshkopi dhe Fier.

REZULTATET: 

KORABI-TOMORI 1-0

Geci 41′ 

APOLONIA-TËRBUNI 1-0

Krasniqi 18′ (p)

FORMACIONET ZYRTARE:

KORABI-TOMORI 16:00 (në stadiumin “Korabi”, Peshkopi)

KORABI:Mehidri, Duka, Paplekaj, Sefgjinaj, Muça, Raza, Çutra, Mziu, Geci, T.Marku, Dragoj.

TOMORI:Baci, Kasmollari, Lala, Caco, Shaqe, Zefi, Kumani, Fejzaj, Manellari, Spahiu, Oshafi.

APOLONIA-TËRBUNI 16:00 (në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier)

APOLONIA:Cako, Asllanaj, Shanaj, Diop, Berberi, Hidri, Repaj, Zoga, Smaçi, Omeri, Krasniqi.

TËRBUNI: Kuka, Metani, F.Peqnini, Ruqi, Lila, Filipi, Lilaj, Tafili, Mezini, Hysa, Keko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"