Plaset bomba e merkatos, Juventus-PSG planifikojnë shkëmbimin e bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 0:01

Plaset bomba e merkatos, Juventus-PSG planifikojnë shkëmbimin e bujshëm

Emri i Nejmar Jr. është nga ata që shkakton shumë zhurmë në merkato, për shkak të talentit të madh që ka braziliani. 28 vjeçari ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, ama një tjetër pistë ka dalë në dritë për fatin e tij.

nejmar

Juventusi dhe PSG-ja po punojnë për shkëmbimin e bujshëm Nejmar-Dibala është një lajm nga “7 Gold” (cituar nga Calciomercato.it) që ka bërë shumë bujë ditën e sotme.

dibala

Duke iu referuar këtij raportimi, braziliani i ka prishur marrëdhëniet me klubin e PSG-së dhe dëshiron me çdo kusht largimin. Për këtë arsye, Paratiçi i ka kërkuar informacion Leonardos për Nejmarin, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar përfshirjen e Dibalas në marrëveshje.

Duke pasur parasysh çmimin e lartë që ka secili nga këta lojtarë, vazhdon raportimi, do të ishte e vështirë që të ndodhte një blerje edhe prej krizës së koronavirusit. Ama një shkëmbim do të kënaqte të dy palët.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"