Plas te volejbolli/ Gjyqtari e ndëshkon, trajneri nuk i bindet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 10:56

Plas te volejbolli/ Gjyqtari e ndëshkon, trajneri nuk i bindet

Në ndeshjen e grupit A1 mes Partizanit dhe Vllaznisë nuk ka pasur rivalitet, pasi skuadra e Partizanit ka arritur që ta mbyllë ndeshjen brenda orës duke fituar 3-0. Por rivaliteti ka qenë brenda seteve ku në të parin arrin të fitojë 25-18 dhe në të dytin 25-20. Në setin e fundit, skuadra e Partizanit fiton lehtësisht 25-17.

Volejboll

Ndeshja e grupit A2, midis Divjakës dhe Vlora Volej, është ndërprerë në setin e tretë, kur skuadra e trajnerit Agron Sako udhëhiqte duke kryesuar 16-7. Vajzat vlonjate kishin fituar dy setet e para dhe kur gjithçka pritej të mbyllej normalisht, gjyqtari, Çaush Kojku i ka nxjerrë karton të kuq trajnerit të Divjakës, Josif Rrudho.

Tekniku i bregdetareve kishte marrë dhe një karton të verdhë në setin e parë. Pas kartonit të kuq ka vazhduar debati midis trajnerit Rrudho dhe gjyqtarit Kojku, i cili ka kërkuar largimin e trajnerit vendas. Kojku ka zbritur nga kulla dhe ka ndërprerë ndeshjen, duke mos u zhvilluar më.

AGRON SAKO

Trajneri i Vlora Volej, Agron Sako, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” tregon incidentin e ndodhur në setin e tretë që mbylli para kohe ndeshjen midis Divjakës dhe Vlora Volej, e zhvilluar dje në mesditë në qytetin bregdetar. “Skuadra udhëhiqte 2- 0 dhe me një diferencë të dukshme pikësh në setin e tretë.

Agron Sako

Në një moment, trajneri kundërshtar godet topin me këmbë që aksidentalisht vjen tek unë. I japim dorën njëri-tjetrit sepse në radhë të parë ne jemi mësues, jemi edukatorë. Gjyqtari jep karton të kuq për trajnerin e Divjakës. Bëhet një debat i madh, ndërhyn dhe policia.

Agron Sako trajner

Jemi munduar ta qetësojmë trajnerin e Divjakës. Por gjyqtari mbylli ndeshjen sipas rregullores. Nuk duhet të ndodhte kështu. Ndeshja ishte e dominuar dhe e fituar nga ana jonë”, tha trajneri Sako.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"