Plas te Totenhemi, Murinjo sherr me lojtarin në dhomën e zhveshjes

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 22, 2020 | 11:54

Bota FB LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit

Plas te Totenhemi, Murinjo sherr me lojtarin në dhomën e zhveshjes

Situata në shtëpinë e Totenhemit nuk po përmirësohet, pavarësisht uljes në stol të Zhoze Murinjos. Skuadra londineze renditet ende larg zonës ku pretendon të jetë dhe veç të tjerash duhet të bëjë pa Kejnin të paktën deri në fund të sezonit. Dhe sikur të mos mjaftonte situata me Eriksenin, tekniku portugez duhet të bëjë llogaritë edhe me Deni Rouzin.

Mourinho-Rose

“Daily Mail” zbulonte një sherr me tone të larta mes trajnerit dhe mbrojtësit të majtë përpara ndeshjes me Uotfordin. Rouz nuk e kishte kapërdirë dot faktin që Mou e la jashtë grumbullimit në ndeshjen e fundit. Pas ndeshjes portugezi shpjegoi se Rouz ishte ankuar për një problem në shpinë dhe për këtë nuk e kishte grumbulluar, por me sa duket futbollisti ishte i gatshëm për të zbritur në fushë dhe nuk e kuptoi këtë zgjedhje teknike të trajnerit.

“Speciali” nuk e fali sjelljen e 29- vjeçarit dhe ai e pagoi shtrenjtë shfryrjen: të dielën, ai e ka dënuar mbrojtësin të stërvitet i vetëm.

murinjo

Konferenca – Në konferencën e djeshme për shtyp përpara takimit të kundër Noruiçit Murinjo u përpoq të zbuste situatën: “Nuk kam asnjë problem me atë. Arsyeja përse nuk e grumbullova kundër Midëllsbrout është se kemi një mbrojtës të majtë që duam ta përmirësojmë dhe ishte një shans i shkëlqyer për të luajtur Sesenjon. Paraqitja e tij kundër Liverpulit nuk ishte gjithashtu fenomenale. Të enjten, përpara Uotfordit mora një telefonatë nga mjekët dhe më thanë se ka një problem në shpinë dhe nuk mund të stërvitet të nesërmen. Kështu që të premten, ditën përpara ndeshjes, ishte disi surprizë që ai ishte gati të stërvitej. Nuk ishte ndonjë problem i madh, kështu që unë vendosa të luaj me Tangangën dhe kisha Rajanin në stol. Kjo është situata”.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com