Plas te Totenhemi, Konte humbet durimin dhe përjashton nga skuadra 4 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 21:39


Plas te Totenhemi, Konte humbet durimin dhe përjashton nga skuadra 4 lojtarë

Antonio Konte duket se ka humbur durimin me disa nga lojtarët e tij te Totenhemi duke marrë masa drastike ndaj tyre.

TOTENHEM

Tekniku italian ka përjashtuar nga skuadra mesfushorët Ndonmbele, Lo Selso, Uinks dhe mbrojtësi Regulion.

Konte i ka komunikuar atyre se nuk bëjnë pjesë në projektin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe se duhet të gjejnë një skuadër të re sa më parë.

PANORAMASPORT.AL