Plas te skuadra kampione, trajneri përjashton nga stërvitja futbollistin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 16:08

Plas te skuadra kampione, trajneri përjashton nga stërvitja futbollistin shqiptar

Futbollisti shqiptar Astrit Ajdareviç po kalon një periudhë shumë të vështirë së fundmi tek suedezët e Djurgardens, me të cilët u shpall edhe kampion në sezonin e fundit, teksa ka pasur një zënkë në stërvitje.

STOCKHOLM, SWEDEN - APRIL 15: Amin Affane of IFK Goteborg ans Astrit Ajdarevic of Djurgardens IF  during the Allsvenskan match between Djurgardens IF and IFK Goteborg at Tele2 Arena on April 15, 2019 in Stockholm, Sweden. (Photo by Nils Petter Nilsson/Getty Images)

29-vjeçari ka pasur një zënkë me një nga shokët e ekipit, ku nuk kanë munguar edhe tonet e larta të zërit. Megjithatë nuk ka përfunduar këtu, teksa Ajdareviç ka pasur edhe një zënkë me trajnerin e ekipit Kim Bergstrand.

Pikërisht ky i fundit nuk e ka pritur mirë këtë reagim të futbollistit dhe ka vendour ta dërgojë atë në shtëi dhe t’i kërkojë largimin nga stërvitja. Mesfushori pas vendimit të trajnerit është larguar dhe pritet të merren vendime disiplinore në drejtim të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"