Plas te skuadra e Kategorisë së Dytë, trajneri jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 15:00

Plas te skuadra e Kategorisë së Dytë, trajneri jep dorëheqjen

Trajneri i Devollit, Ardian Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas një incidenti të ndodhur mes tij dhe portierit, si dhe një personi të tretë. E gjithë përplasja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, teksa raportohet se portieri Lamellari është kapur fillimisht me një person të afërt të trajnerit, më pas situata ka dalë nga kontrolli.

42045411_1848393768579941_6654112910941356032_n

“Panorama Sport” mëson se incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë një ndalese që skuadra kishte pasur për në Pogradec, teksa udhëtonte drejt Fierit për tu akomoduar për sfidën e sotme ndaj Albpetrolit. Gjatë kohës që kishin qëndruar në Pogradec. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të skuadrës që situata të qetësohej.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"